“Izet Haxhia”, Krimet e Rënda kërkojnë ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Lartë - Bota Sot
“Izet Haxhia”, Krimet e Rënda kërkojnë ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

“Izet Haxhia”, Krimet e Rënda kërkojnë ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Lartë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:46
Krimet e Rënda kërkojnë ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Lartë

Pas shpalljes së mos kompetencës nga Gjykata e Tiranës dhe dërgimin e Izet Haxhisë tek krimet e rënda, prokuroria e krimeve të rënda i kërkon gjykatës ta çojë çështjen për interpretim në gjykatën e lartë.

Sipas prokurorit as gjykata nuk është kompetente për të gjykuar Izetë Haxhinë.

Ndërkohë dy avokatët e Haxhisë i kanë kërkuar gjykatës lirimin e klientit të tyre, me argumentin se derisa të shprehet gjykata e lartë Haxhia se paku të mbahet në arrest shtëpiak.

Avokatët thanë se Izet Haxhia ka kaluar një kohë të gjatë edhe në paraburgim në Turqi.

Gjykata u tërhoq për vendim.

Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...