E godet me gërshërë në kokë, arrestohet 25-vjeçari

Shqipëria

E godet me gërshërë në kokë, arrestohet 25-vjeçari

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Ditën e sotme është shënuar një tjetër vepër penale, ku një i ri 25-vjeçar ka plagosur në kokë me gërshërë një tjetër shtetas.

Shtetasi O.D., banues në fshatin Rinia, Durrës akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

E ndërsa i plagosuri, E.I., 26 vjeç, gjithashtu banues në Durrës është jashtë rrezikut për jetën, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat