Numërimin e vonojnë njerëzit, ekspertët e zgjedhjeve: S’është faji i sistemit në Shqipëri

Shqipëria

Numërimin e vonojnë njerëzit, ekspertët e zgjedhjeve: S’është faji i sistemit në Shqipëri

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:02
Kristaq Kume

Rotacioni i pushtetit në Kosovë ndodhi pa shumë zhurmë. Rezultati doli brenda pak orësh ndryshe nga Shqipëria, ndërsa procesi nuk pati kontestime.

Edhe në Shqipëri në të shkuarën votat janë numëruar në qendrat e votimit, por as ky fakt nuk e ka përshpejtuar procesin, përkundrazi.

“Duket qartësisht se menaxhimi siç bëhet te ne ka dështuar qoftë dhe për këtë fakt. Sugjeroj që komisioni i reformës zgjedhore të nisë punën për të bërë korrigjimet e duhura që të kemi nivel administrimi më të pranueshëm për vendin tonë”, tha Klement Zguri.

Ekspertët zgjedhorë problemin nuk e shohin te sistemi, por te sjellja e aktorëve politikë, të cilët në krahasim me ato të Kosovës ndryshmi është i dukshëm.

‘Ne e kemi pasur këtë sistem me përpara, por prapë kemi pasur probleme, dallimi është i kulturës së munguar për të zbatuar ligjin”, tha Kristaq Kume, ekspert zgjedhor.

Sistemi në Kosovë e bën të domosdoshëm krijimin e koalicioneve para apo pas zgjedhore duke prodhuar një qeverisje më përfaqësuese. Por, kryetari i KQZ Zguri rezervohet në propozime, ndryshe nga paraardhësi i tij Kristaq Kume.

“Ne kemi nevojë për mazhoranca që formohen si rezultat i koalicioneve pas zgjedhore dhe këtë mund ta sigurojë proporcionali i pastër rajonal ose sistem i përzier mazhoritar plus proporcional”, tha ai.

Ndryshe nga sa ndodhi në Kosovë, në Shqipëri zgjedhjet nuk janë një festë demokracie. Numërime kutish të cilat zgjasin me javë dhe incidente para e pas zgjedhore janë traditë, ku shpesh herë ambasadorët duhet të përveshin mëngët për një rezultat të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat