Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona. Një në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona. Një në gjendje të rëndë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:31
Ilustrim

Një aksident është shënuar para pak minutash në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vloçisht.

Nga përplasja e automjeteve mësohet se janë plagosur dy persona.

Personat e plagosur kanë qenë në të njëjtin mjet.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e saj.

Një prej të plagosurve mësohet se është në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat