Duma: Çfarë do bëjmë? Të gjithë sot shohin nga opozita

Shqipëria

Duma: Çfarë do bëjmë? Të gjithë sot shohin nga opozita

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:51
Grida Duma

Ish deputetja e PD-së Grida Duma e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se vëmendja e njerëzve tashmë është nga opozita dhe jo nga Edi Rama

Duma: Unë jam e bindur që të gjithë shqiptarët shikojnë opozitën tani nuk shikojnë më Edi Ramën. Dhe çdo element që ne jemi në diskutim që Rama nuk ikën Rama nuk bëhet është fokusimi i debatit real. Diskutimi real është, çfarë do bëjmë në këtë situatë? Nëse Blendi do të thotë që kam një por do të doja të kisha 6 pretendentë, ajo që po përpiqem të them është që të mbështesim këdo që besojmë Lulzim Bashënb në këtë rast, por nga ana tjetër dua të evitoj që të bëhemi e keqja më e vogël. Domethënë që ne nuk duhet ta shikojmë veten sot si një forcë politike më e keqe se... por duhet ta shohim veten si një forcë politike më e mirë se... dhe ky është një hap cilësor nga energjia absolute që duhet të përçojmë tek njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat