Sulo: Në datë 18 tetor nuk hapen negociatat, ikën kryeministri

Shqipëria

Sulo: Në datë 18 tetor nuk hapen negociatat, ikën kryeministri

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 23:00
Arion Sulo

Gazetari Arion Sulo i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se në datën 18 tetor nuk do të hapen negociatat, ndërsa kryeministri më pas do të ikë.

Sulo: Kanë mbaruar punë me Ramën ata (ndërkombëtarët). Ne harruam një komponente shumë të madhe, datën 18. Në datë 18 ne kemi vendimin për negociatat. Nuk do hapen. Ka 4 vjet që jemi për të marrë vendimin e negociatave dhe 4 herë refuzim. 4 vjet në qeverinë Rama jemi justifikuar me gjeopolitikën,  me konfliktet e brendshme, po tani që ikën Maqedonia e Veriut? Maqedonisë do ti thuhet po pa kushte. 

Ikën kryeministri menjëherë. Do lerë fëmijët tanë dhe fëmijët tanë do ti lërë te oborri i pasur i Evropës. Do ti lërë te dera e mbyllur e Evropës. S'ka portë për ne të hapur. Do ketë një zhvillim politik ky vendim për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat