Gruaja e Eri Zefit: Burri im u vra për gjakmarrje

Shqipëria

Gruaja e Eri Zefit: Burri im u vra për gjakmarrje

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 15:52
Vendi i vrasjes, Eri Zefi

Pak ditë pas vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi në një fashat të Mirditës, bashkëshortja e këtij të fundit i ka dërguar një letër mediave dhe institucioneve ku kërkon zbardhjen e krimit. Në një intervistë ekskluzive për Ora News, ajo bën thirrje që shteti të marrë masa kundër gjakmarrjes.

Sipas saj, vrasja e Eri Zefit  ka ndodhur për shkak të ngjarjes ku ka qenë i përfshirë vëllai i Eri Zefit, Ndue Zefi, i cili ka vrarë Martin Ndrecën.

Intervista

Cila është arsyeja e letrës tuaj që i keni drejtuar mediave dhe institucioneve?

Gruaja e Eri Zefit: Unë dua të publikoj për burrin tim dhe nuk harrohet kjo punë. U bë hakmarrje tek një njeri i pafajshëm dhe unë nuk besoj që i pafaj përzihet në këto punë.

Pra ju keni dyshime se bashkëshorti është vrarë për shkak të gjakmarrjes?

Gruaja e Eri Zefit: Burri im nuk ka pasur asnjë konflikt. Unë mendoj se është vrarë për gjakmarrje?

Ju i referoheni ngjarjes në Durrës?

Gruaja e Eri Zefit: Po, që ka vrarë vëllai i vet, Ndue Zefi ka vrarë Martin Ndrecën.

Ju keni ngritur akuza ndaj policisë se nuk po heton ngjarjen?

Gruaja e Eri Zefit: Jo, ne kemi shkuar deri në vendin e ngjarjes dhe puna është që unë di që deri tani nuk është arrestuar askush. Policia për momentin e di me fakte kush është dhe asnjë emër nuk përmendet.

Zonjë, ju keni informacion si burri juaj ka përfunduar në Mirditë, ju ku jetoni, si e keni përjetuar ditën kur burri u ekzekutua?

Gruaja e Eri Zefit: Ne kemi jetuar në Tiranë. Atë ditë në orën 7-7:30 e kanë marrë në telefon shokët e vet dhe ka dalë vetëm për punën e shokëve. Në 8 e 30 më ka shkuar një mesazh që që është me dy shokë. Burri im me asnjë shok nuk ka pasur konflikt. Frika e burrit tim ka qenë vetëm puna e hakmarrjes.

Ju si e morët vesh vrasjen e bashkëshortit?

Gruaja e Eri Zefit: Unë isha në shtëpi, televizorin fikur me një djalë 4 muajsh duke pritur burrin. Thirra motrën e tij, kur e pashë në kamera, të gjithë ishin duke qarë. Unë nuk kam ditur çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur.

A keni dyshime ju për autorët e krimit?

Gruaja e Eri Zefit: Jo, emrat nuk i di.

Në letrën që i shkruani Presidentit shkruani se para se bashkëshorti të ekzekutohej ju jetonit me frikë?

Gruaja e Eri Zefit: Po, ai prej atëherë, që kur ka ndodhur kjo puna e Ndue Zefit, burri im ka ndenjur me frikë.

A keni ju një apel për institucionet?

Gruaja e Eri Zefit: Unë dua ta nxjerr këtë punën e gjakmarrjes. Unë e di si është. Kam djalin 4 muajsh. Unë me originë jam  turke, kam pasaportën turke, djali ka pasaportë shqiptare, burri ime e ka pas pasaportën shqiptare. Unë s' dua të ik nga vendi se burrin tim e kam këtu.

Si mendoni se do të vazhdojë jeta me djalin?

Gruaja e Eri Zefit: Është vështirë, sepse nuk di nga ta nis, sepse deri tani na ka mbajtur burri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat