Eurodeputetja portugeze pritet të përzgjidhet raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Shqipëria

Eurodeputetja portugeze pritet të përzgjidhet raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:58
Isabel Santos

Eurodeputetja portugeze, Isabel Santos, pritet të përzgjidhet raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Faqja ‘European Western Balkans’ raporton se “Santos është nominuar për këtë post dhe vjen si propozim i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D)”.

Nëse zgjidhet, Isabel Santos do të zëvendësojë në këtë post gjermanin Knut Fleckenstein.

Ajo ka hyrë këtë vit në Parlamentin Evropian dhe më parë ka qenë deputete e Portugalisë.

Santos ka qenë një anëtare aktive e delegacionit portugez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Raportuesit e Parlamentit Evropian përgatisin raportet për Komisionin për Politikën e Jashtme për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe më pas këto raporte diskutohen në seancat plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat