Krasniqi: Mazhoranca të respektojë atë që ka thënë për Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Krasniqi: Mazhoranca të respektojë atë që ka thënë për Reformën në Drejtësi

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:03
Afrim Krasniqi

Drejtor Ekzekutiv ISP, Afrim Krasniqi i ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora i bën thirrje mazhoranës që të respektojë atë që ka premtuar për reformën në drejtësi.

Sonila Meço: Ka një stepje të kandidimit, thua që vjen dhe nga një gjyq publik...

Afrim Krasniqi: Fundin e ka prek drejtësia dhe po ndryshon por fundin e ka prek dhe politika dhe s'po ndryshon kështu që gjërat janë të lidhura. Ajo çfarë unë pres nga politika është që ta lejë rehat reformën në drejtësi. Mazhoranca duhet ta respektojë atë që ka premtuar për reformën në drejtësi, që drejtësia është e pavarur nga politika dhe mos të bëjë komente politike për çdo proces gjyqësor në mënyrë selektive si dhe me skandale si deklaratën e kryeministrit pavarësisht se në dijeninë time subjekti për të cilën flasimn të ketë probleme me drejtësinë. E dyta pres që opozita në listën prej 60 vetash të larguar të thotë që ka bërë mirë që u larguar. Domethënë të bëshë dallimin mes aksionit politik të ditës dhe nevojës që ka vendi për të larguar të korruptuarit.

Sonila Meço: Politika e di që po formohet një drejtësi që do të merret ekzaktësisht me të e ku po e kërkojmë ne këtë vullnet të lirë?

Afrim Krasniqi: E vetmja strukturë që politika ka frikë është SPAK-u, të tjerat si ka fare frikë. Të gjithë janë produkt indirekt politik.Shiko emrat, janë 6 emra që po konkurrojnë për të gjitha postet dhe kush, ish prokurorë dhe zyrtarë që ne mezi kemi  pritur për t'i larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat