Tusk takon Merkel për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Tusk takon Merkel për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:12
Donald Tusk, Angela Merkel

Mes vendeve anëtare të BE kanë filluar negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në një postim në rrjetet sociale, Tusk thotë se me kancelaren Merkel ka diskutuar për Brezit, Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Takimi i dy udhëheqësve  vjen para mbledhjes së Këshillit Europian më 17 dhe 18 tetor.

Këshilli Europian do të marrë vendim për negociatat e anëtarësimit me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Më herët Kancelarja Merkel u takua edhe me kreun e Parlamentit Europian, David Sassoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat