Bardhi: PD, e hapur për reformimin e sistemit zgjedhor

Shqipëria

Bardhi: PD, e hapur për reformimin e sistemit zgjedhor

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:22
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshme i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin "Tempora"  u shpreh i bindur për reformimin e sistemit zgjedhor.

Bardhi: Ne i kemi shprehur publikisht në dokumentin tonë duhet të jetë pika 1.4. Jemi të hapur kemi thënë për reformimin e ligjit për partitë politike, reformimin e rregullave që lidhen me financimin e tyre dhe reformimin e sistemit zgjedhor. Pra janë të gjitha në një pikë. 

Krasniqi: Ne kemi parë edhe deklaratat e atyre që kanë peshë në parti dhe kanë thënë se jemi të kënaqur me sistemin e 2008. është lajm i mirë nëse palët vendosin të rishikojnë sistemin. 

Meço: Ne duam një sistem që në fund rezultati të pranohet dhe të mos ketë kontestime. 

Bardhi: Këtë nuk ta garanton sistemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat