Debati për Kopshtin Botanik/ Veliaj sulmon Rektorin Koni: Hajdutët dalin sot si mbrojtës

Shqipëria

Debati për Kopshtin Botanik/ Veliaj sulmon Rektorin Koni: Hajdutët dalin sot si mbrojtës

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:42
Erion Veliaj

Prej datës 17 korrik, hapësira prej 15 hektarësh që përbën Kopshtin Botanik me Vendim të Këshillit të Ministrave i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës. Më herët kopshti ka qenë pjesë e Universitetit të Tiranës dhe u shërbente studentëve, kryesisht atyre të Shkencave Natyrore.

Asambleja e Fakultetit të Shkencave  të Natyrës ka ngritur padi në  Gjykatën Administrative e Apelit ku kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik bashkisë së kryeqytetit.

Vetë kreu i bashkisë, Erion Veliaj, duke folur në sallën e Këshillit bashkiak të Tiranës akuzoi Rektorin Koni dhe opozitën. Ai tha se Kopshti Botanik do të shndërrohet në një xhevahir për Tiranën.

“Ne do të mbrojmë Kopshtin Botanik, hajdutët e tij sot dalin si mbrojtës. Më 14 tetor fillon shkolla, ne inspektojmë konviktet, rektori mblidhet për pronën. Rektori nuk mblidhet për punime shkencore, por reagon vetëm kur preken interesat e tij. Në gjithë këto vite nuk kanë bërë asnjë punë. Bëj një nder ik me nder nga partia, ik me nder rektorati.

Këta janë një tufë me avdallë që nuk e bëjnë dot këtë punë se ndryshe nuk na kishin lënë Liqenin. Sot dalin për vrap e harrojnë që nuk ka qenë kështu. Si s’doli njeri të kapi lopatën, kanë alergji nga lopata, këta botanistët, këta dashnorët e shkencës.

Për ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ta mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur… ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie s’do lejoj zgëqe në kryeqytet. Kopshti botanik s’është monpol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat