Holanda skeptike ndaj Shqipërisë, Rama: Debati Brenda BE, s’jemi ne shkaku - Bota Sot
Holanda skeptike ndaj Shqipërisë, Rama: Debati Brenda BE, s’jemi ne shkaku

Shqipëria

Holanda skeptike ndaj Shqipërisë, Rama: Debati Brenda BE, s’jemi ne shkaku

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:44
Edi Rama

Diskutimi i parlamentit holandez për negociatat e Shqipërisë ishte kryefjalë e fjalimit të kryeministrit Edi Rama në foltoren e parlamentit. Rama tha se qasja e Holandës ndaj Shqipërisë është e lidhur terësisht me politikën e saj të brendshme.

“Ai debat ishte një mundësi për të kuptuar të gjithë sesa e pa vërtetë dhe sa e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e  brendshme politikën në Shqipëri me qëndrimet e disa vendeve, ndër të cilat është dhe Holanda. Në debatin e djeshëm holandez gjithëkush e ka parë sesi gjithë çështja e ecurisë së mëtejshme të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut është trajtuar si çështje e politikës së brendshme të atij vendi.

Të gjitha fjalimet e bëra në parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi, në gjithë qasjen e partive është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro dhe kundër zgjerimit, me zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për të zgjeruar procesin e zgjerimit dhe zërat që fuqizojnë nevojën për të ndaluar zgjerimin. Besoj që u ka mjaftuar të gjithë atyre që në mënyrë vulgare dhe të pabesë janë munduar të paraqesin një tablo të pikturuar sipas ngjyrave të tyre politike”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Rama sqaroi se ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të çojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni këtu në funksion të axhendës së tyre.

“Ka një ndryshim të madh për dallimin në qëndrime, qasja e opozitës këtu dhe atë jashtë. Atë që braktisi parlamentin, dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet vetëm me një qëllim minimin e çeljes së negociatave. Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deri djeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu.

Por opozita në Maqedoni as dje dhe as sot nuk merr rrugët e Europës për të bërë të pabërën për vendin e vet. Nuk furnizon cdo ditë kanalet e komunikimit me partitë simotra apo individë për të ushqyer çdo ditë ata të cilët kanë një qasje ndryshe për Shqipërinë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...