U skualifikua nga KLP, më 16 tetor shqyrtohet ankimimi i Lulzim Alushajt

Shqipëria

U skualifikua nga KLP, më 16 tetor shqyrtohet ankimimi i Lulzim Alushajt

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:08
Lulzim Alushaj

Gjykata Administrative e Apelit ka caktuar datën 16 tetor për të shqyrtuar ankimimin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj.

Alushaj kërkon shfuqizim e vendit të KLP-së dhe anulimin e të gjithë procedurës për verifikimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm.

Për postin e Prokurorit të Përgjithshëm kandidojnë edhe Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat