Rama propozon qendra edukimi për burrat e dhunshëm

Shqipëria

Rama propozon qendra edukimi për burrat e dhunshëm

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:32
Edi Rama

Qeveria shqiptare do të propozojë ngritjen e qendrave të edukimit për burrat që dhunojnë gratë. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se është duke u hartuar një projektligj i posaçëm për këtë çështje ndërsa shtoi se gratë nuk kanë gjetur mbrojtje as nga sistemi i drejtësisë. 

Një studim i fundit i OSBE tregoi se 22% e grave dhe vajzave kanë qenë viktima të dhunës fizike. Për t`ju përgjigjur këtij fenomeni qeveria shqiptare është duke hartuar një projektligj që parashikon masa më të ashpra për dhunuesit. Për situatën kryeministri fajëson dhe prokurorët e gjyqtarët.

Rama:  Kemi një sërë prokurorësh e gjyqtarësh që e dinë se nuk mund ta kalojnë Vettingun. Ata po luajnë sikur është vakti i fundit, pra nuk po luajnë mirë dhe duan që t’i kenë të gjitha. Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, presioni e dhune.  Gratë dhunohen dy herë, nga burrat dhe sistemi i drejtësisë.

Një nga zgjidhjet për burrat e dhunshëm Rama shikon dhe qendrat e edukimit.

Rama: Mendoj se ka ardhur koha të mendojmë për qendra edukim për burrat që trajtojnë keq gratë. Nuk duhet të jetë kaq e thjeshtë që ata dhunojnë dhe ia mbathin për shkak të sistemit të kalbur të drejtësisë. Këta burra duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë gabuar që bëjnë ndaj familjes. Ndaj duhen bere hapa para në këtë drejtim.

Në Forumin e dytë rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi” Ambasadori Luigi Soreca tha se BE është e angazhuar për të mbështetur barazinë gjinore.

Soreca:  Lufta kundër të gjithë formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në sferën publike dhe private është një fushë kryesore veprimi. Iniciativat tona të reja fokusohen në eliminimin e të gjitha formave të dhunës.

Për Ministren  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pavarësisht arritjeve mbetet ende punë sa i përket sa i dhunës ndaj grave dhe vajzave. Vitin e kaluar 18 gra humbën jetën si pasojë e dhunës nga partnerët e tyre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat