Vasili ironi me Ramën: Nëse Evropa ka inat Ballkanin pse është kaq e drejtë? - Bota Sot
Vasili ironi me Ramën: Nëse Evropa ka inat Ballkanin pse është kaq e drejtë?

Shqipëria

Vasili ironi me Ramën: Nëse Evropa ka inat Ballkanin pse është kaq e drejtë?

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:41
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka thënë sot se fajin për integrimin e ka Europa për shkak të problemeve të veta, ndërsa opozita mban peshën për mos çeljen e negociatave.

Vasili ka thënë se nse Evropa e ka inat Ballkanin sipas Ramës, pse është kaq e drejtë dhe mbështetëve ndaj tij.

Vasili: Shqiptarët dëgjuan sot që sipas Edi Ramës fajin për integrimin Europian te ngecur në vend të Shqipërisë e paska Evropa, e cila ka probleme mes vetes. Qenka problem opozita shqiptare që nuk hapen negociatat dhe nuk qenka Edi Rama që vendos kriminelë në Krye të Bashkive edhe kur voton dhe numëron vetëm me partinë e tij. Qenka problem opozita dhe nuk është problem Edi Rama që shkel dhe dhunon Kushtetutën që miraton ligje të gjitha antikushtetuese. Për gjitha këto qenka fajtore opozita. Të gjitha këto i paska fajet opozita, po Europa pse qenka fajtore. Europa paska inat Ballkanin, po në qoftë se do kishte inat Ballkanin pse është kaq e drejtë dhe vlerësuese objektive e Maqedonisë së Veriut, e cila vërtet ka bërë hapa të mëdha, e cila ka qenë shumë mbrapa nesh, por eci përpara nesh sepse kishte politikë mendje hapur dhe zbatonte kushtetutën e ligjit dhe nuk i dhunonte dhe nuk vendoste kriminelët në krye të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...