Ministri grek: Vendi ynë, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë në BE - Bota Sot
Ministri grek: Vendi ynë, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë në BE

Shqipëria

Ministri grek: Vendi ynë, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë në BE

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:55
Foto

Ministri i Jashtëm plotësues i Greqisë deklaroi se vendi i tij është pro çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Në atë që shihet si një ndryshim pozitiv kursi nga ana e Athinës në raport me vendin tonë dhe përpjekjet e tij për tu bërë pjesë e bllokut evropian, Miltiadis Varvitsiotis e bëri të qartë se fqinji ynë jugor nuk mund ta pranojë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në procesin e negociatave.

Për shkak të pranisë së një elementi shqiptar në rajon, ndarja dhe çelja e  bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend kandidat mund t’i hapë rrugën destabilizimit në kufirin tonë verior.

Duke folur përpara komisionit parlamentar për mbrojtjen kombëtare dhë çështjet e jashtme, Varvitsiotis pohoi se Greqia është në favor të një drite jeshile të BE-së për fillimin e negociatave me të dy vendet. Athina, nënvizoi ai, e ka mbështetur gjithmonë politikën evropiane të zgjerimit me qëllim përfshirjen e vendeve të Ballkanit perëndimor. Ne besojmë se ky është një mjet i fortë për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon e më gjerë, shtoi ministri, duke theksuar se  mbështetja greke për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate.

Qëndrimi i Varvitsiotis dëshmon se ka një ndryshim të fortë në linjën e Athinës zyrtare lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë, duke qenë vetëm një muaj më parë, shefi I ekzekutivit grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia nuk do ta mbështeste hapjen e tyre, nëse qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat e minoritetit grek.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...