Varvitsiotis: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore mjet efikas për paqen në rajon

Shqipëria

Varvitsiotis: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore mjet efikas për paqen në rajon

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 18:45
Miltiadis Varvitsiotis

Greqia beson se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mjet efikas për paqen dhe stabilitetin e rajonit, deklaroi ministri i Jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar grek për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punët e Jashtme, sipas medieve greke.

”Greqia është në favor të BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

Ai tha se Greqia gjithmonë ka mbështetur politikën europiane të zgjerimit për përfshirjen e  vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Greqia beson se ky është një mjet efikas për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për rajonin dhe më gjerë”, theksoi Varvitsiotis./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat