Anëtarësimi në BE, të rinjtë shqiptarë njihen me rëndësinë e procesit

Shqipëria

Anëtarësimi në BE, të rinjtë shqiptarë njihen me rëndësinë e procesit

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:04
Pamje nga takimi

Si një proces për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë, në ditët e para të tetorit u prezantua te të rinjtë shqiptarë rëndësia e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces i cili kërkon bashkëpunimin e çdo qytetari. Për këtë rrjeti i studentëve shqiptar ASAN ka organizuar nismën E-Citizens Albania in Europe, për të informuar të rinjtë për rëndësinë që ka ky proces.

Nisma u organizua në 2 faza, në të parën u organizuan 9 workshop-e në Tiranë Durrës dhe Elbasan ku morën pjesë më shumë se 527 të rinj, të cilët u informuan më mirë për BE dhe kuptimin e të qenit qytetar europian.

Në fazën e dytë 50 pjesëmarrës të rinj nga Tirana Durrësi dhe Elbasani u bënë bashkë për Bootcampin rinor për E –citizens Albania in Europe.

E shtrirë në tre ditë, të rinjtë u bënë pjesë e diskutimeve për përfitimin e njohurive rreth menaxhimit të projekteve dhe punës në grup, propozuan ide për 5 nisma me moton “Unë jam Europa” dhe në fund u shpall fituesi. Projekti më i mirë u vlerësua ai i grupit unison, i cili do të mbështetet nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me rrjetin ASAN.

Çepani: Ju jo vetëm që jeni Evropa, por jeni realisht vlera në të cila çdo institucion, çdo politikan, çdo person duhet të investojë në Shqipëri.

Kristo: Jam i bindur se nuk do keni nevojë të shkoni të lani pjata në botë, por duhet të dini si ju duhet ti qaseni fondeve evropiane.

Iniciativa E-Citizens Albania in Europe do të vijojë me tej me panairin “Unë jam Europa, i cili do të mbledh së bashku institucione, të rinj dhe ambasada për propozimin e vlerave evropiane dh të propagandave evropiane për të rinjtë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat