Qyteti i Krumës do të monitorohet 24 orë me kamera dixhitale

Shqipëria

Qyteti i Krumës do të monitorohet 24 orë me kamera dixhitale

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:41
Qyteti i Krumës

Qyteti i Krumës tashmë do të monitorohet 24 orë me kamera dixhitale.

Ky sistem monitorimi u përuarua sot në Komisariatin e Policisë Has, ku të pranishëm ishin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë  dhe të Komisariateve të tre rretheve, Kryetari i Bashkisë Has dhe drejtues të organeve ligjzbatuese në Qark.

Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm këtë ivestim që do shërbejnë në rritjen e parametrave të sigurisë dhe ka theksuar se tre muaj më parë ka përfunduar instalimi i kamerave dixhitale në qytetin e Kukësit dhe brenda vitit do të përfundojë dhe në qytetin e Bajram Currit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat