Shengeni ballkanik, Hila: Thikë pas shpine Kosovës. Xhufi: Po e trajtojmë Serbinë me superioritet - Bota Sot
Shengeni ballkanik, Hila: Thikë pas shpine Kosovës. Xhufi: Po e trajtojmë Serbinë me superioritet

Shqipëria

Shengeni ballkanik, Hila: Thikë pas shpine Kosovës. Xhufi: Po e trajtojmë Serbinë me superioritet

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 23:42
Dritan Hila, Pëllumb Xhufi

Në emisionin “Arena”  është folur për shengenin ballkanik, që pritet të nënshkruhet nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Për këtë janë mbledhur në Novi Sad të Serbisë, liderët e tre vendeve.

Moderatori i programit Dritan Hila tha se ky veprim është një thikë pas shpine për Kosovën, Madje edhe për historianin Pëllumb Xhufi është i panevojshëm.

Hila: A është shengeni i vendeve Ballkanike një lloj thike pas shpine ndaj Kosovës?

Çipa: Në të gjithë Ballkanin shkon pa viza.

Xhufi: Po ç'është ky shengen atëherë?

Nurellari: Është shengeni ekonomik.

Hila: A është një thikë pas shpine për Kosovën, një lloj getoizimi  i saj?

Furxhi: Nuk është

Hila: Si jo, je grumbulluar tre shtete dhe Kosova është nëj vrimë e zezë në mes, ti e përjashton nga lëvizja e lirë dhe nga lëvizja e mallrave.

Xhufi: Tani e lëmë Kosovën, pse nuk është futur Bosnja e Hercegovina?

Hila: Po Bosnja është mënjanë, por Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria e rrethojnë Kosovën.

Xhufi: përse këto 3 vende, pse ky ekzaltim, pse e trajtojmë Serbinë si ta kemi kufi. Serbia nuk është vend kufitar i yni, nuk është vend prioritar që mund të ndërtojmë marrëdhënie strategjike.

Çipa: Ore, më bën përshtypje një fakt, ambasadori i Serbisë në Shqipëri ka 40 vjet, 20 të sigurt dhe se kuptoj pse!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...