Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 08:01
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash dhe pritet që në pjesën e dytë të ditës të ketë reshje shiu në disa qytete, kryesisht ato veri-lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 19ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 26 ºC dhe në zonat bregdetare nga 19C në 28ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 22ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat