Ndryshimi i Kodit Penal/ Efektet e para te banorët e “Unazës së Re”, tre në pranga - Bota Sot
Ndryshimi i Kodit Penal/ Efektet e para te banorët e “Unazës së Re”, tre në pranga

Shqipëria

Ndryshimi i Kodit Penal/ Efektet e para te banorët e “Unazës së Re”, tre në pranga

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 11:39
Foto

Vetëm dy ditë pas hyrjes në fuqi ndryshimeve të bëra në Kodin Penal, tre persona kanë rënë në pranga. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale S. D., 56 vjeç; G. Sh., 54 vjeç; I. K., 51 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Policia njofton se këta persona janë arrestuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor dënohet me burg.

Çdo person rrezikon 3 vite burg nëse bllokon rrugën fizikisht. Sipas këtyre ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Aktualisht, të afërm të të arrestuarve dhe banorë të tjerë të “Unazës së Re” janë duke protestuar përpara ambienteve të godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Banorët e “Unazës së Re” protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe shembjen e shtëpive të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...