Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PD nuk e njeh Komisionin, u kemi kërkuar propozime

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PD nuk e njeh Komisionin, u kemi kërkuar propozime

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 12:20
Damian Gjiknuri

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të Komisionit për Reformës Zgjedhore, kryetari i komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se Partia Demokratike nuk ka sjellë asnjë propozim lidhur pikërisht me çështjet e Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri deklaroi se brenda një jave ekspertët do të paraqisin draftet dhe se ndërkohë Partia Demokratike nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore .I pyetur nëse do t’i shkohet deri në fund miratimit të reformës, edhe pa opozitën, Gjikonuri tha:

“Ne i kemi kërkuar PD-së të gjejë çfarëdolloj forme komunikimi, ne jemi të gatshëm që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it t’i marrim në konsideratë. E rëndësishyme është të kemi një produkt brenda rekomandimeve. “

Po kështu shtoi se “brenda dhjetorit do të kemi mundësinë të adresojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.”

Përsa i përket vetësakrifikimit, nëse Gjiknuri është ose jo i gatshëm ta bëjë, ky i fundit tha se largimi i tij nuk është më objektiv i opozitës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat