Çfarë u fol në takimin e Cakajt me ministrin e Jashtëm të Tunizisë - Bota Sot
Çfarë u fol në takimin e Cakajt me ministrin e Jashtëm të Tunizisë

Shqipëria

Çfarë u fol në takimin e Cakajt me ministrin e Jashtëm të Tunizisë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 13:09
Gent Cakaj dhe Khemaies Jhinaoui

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë pjesëmarrjes në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui.

Në statusin e tij në Facebook, Ministri në Detyrë Cakaj, u shpreh se takimi ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për konsultime diplomatike sa më parë mes Shqipërisë dhe Tunizisë si dhe për rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve për lehtësira të cilat i kontribuojnë bashkëpunimit ekonomik.

Kreu i diplomacisë shqiptare në statusin e tij në Facebook ka nënvizuar se:

“Shqipëria si kryesuese e Grupit të Kontaktit të Mesdheut ka si prioritet forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun për të thelluar më tej partneritetin mes këtyre dy platformave. Në këtë kontekst, po ashtu theksuam nevojën e një pjesëmarrje sa më të gjerë e sa më të lartë në Konferencën e Mesdheut që do të mbahet në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...