Diplomati francez për Reuters: Jo negociata në 2019, ndoshta në 2020 - Bota Sot
Diplomati francez për Reuters: Jo negociata në 2019, ndoshta në 2020

Shqipëria

Diplomati francez për Reuters: Jo negociata në 2019, ndoshta në 2020

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:51
Foto

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ raporton se Franca kundërshton hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një diplomat francez ka thënë se nuk do të ketë negociata këtë vit, por situata do të rivlerësohet vitin e ardhshëm.

“Nuk janë ende aty ku duhet. Po u kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë. Negociatat nuk mund të të hapen në tetor të 2019-ës, ne do të rivlerësojmë situatën diku nga 2020”, është shprehur diplomati për Reuters.

Në takimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian raportohet se Holanda dhe Danimarka kanë kundërshtuar gjithashtu kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Sa i përket Shkupit, këto dy shtete janë më fleksible.

Të martën e javës së ardhshme do të diskutohet midis ministrave të Jashtëm të BE-së për negociatat me dy shtetet ballkanike, për të marrë një vendim përfundimtar në samitin e Këshillit Evropian më 17-18 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...