Avokati i njohur shqiptar shtrohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Avokati i njohur shqiptar shtrohet me urgjencë në spital

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:41
Maks Haxhia

Është shtruar me urgjencë në spital avokati i njohur, Maks Haxhia.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24, se avokati Haxhia ka pësuar një hemorragji cerebrale, ndaj dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Maks Haxhia është një emër i njohur, pasi ka mbrojtur shumë personazhe “VIP”.

Mes tyre janë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe Arbër Çekaj, “bosi” i 613 kg kokainë, sasisë më të madhe të futur në Portin e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat