Cakaj në Barcelonë: Shqipëria vazhdon të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike

Shqipëria

Cakaj në Barcelonë: Shqipëria vazhdon të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:42
Cakaj në Barcelonë

Gent Cakaj, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Shqipëri, sot ka qenë në Barcelonë në Forumin e katërt të Unionit për Mesdheun.

Cakaj tha se në këtë mbledhje diskutuan përmbajtësisht për konsolidimin e bashkëpunimit euro-mesdhetar në tre shtylla kryesore: zhvillimin e burimeve njerëzore, stabilitetin e përgjithshëm shoqëror dhe politik dhe integrimin e mëtejmë rajonal.

“Shqipëria nëpërmjet kryesimit të Grupit të Kontaktit të Mesdheut synon rritjen e ndërveprimit mes vendeve të këtij rajoni dhe Ballkanit Perëndimor në fusha si forcimi i rolit të gruas në shoqëri, veprimi i përbashkët për ndryshimet klimaterike dhe përfshirja më shumë e të rinjve në politikat zhvillimore në përgjithësi”.

“Gjatë takimeve të ndryshme me përfaqësuesit e lartë të vendeve të Mesdheut edhe njëherë i ftuam për të marrë pjesë në Konferencën e Grupit të Kontaktit të OSBE-së që do të zhvillohet në datat 24-25 tetor në Tiranë. Shqipëria vazhdon të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike dhe forcojë rolin e saj në arenën ndërkombëtare”, shkruar Cakaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat