Zgjidhet ngërçi për SPAK? 8 prokurorë të emëruar 2 të komanduar, do hetojnë zyrtarët e lartë

Shqipëria

Zgjidhet ngërçi për SPAK? 8 prokurorë të emëruar 2 të komanduar, do hetojnë zyrtarët e lartë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 20:11
Pamje nga takimi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të vendose këto ditë në lidhje me ngritjen e strukturës së posaçme antikorrupsion të njohur ndryshe , SPAK.

Ngritja e kësaj strukture sipas Kushtetutës nuk mund të bëhet me më pak se 10 prokurorë dhe mesa duket kësaj i është dhënë zgjidhje nga KLP .

Mësohet se anëtarët e KLP-së janë në diskutime për të emëruar 8 prokurorët e listuar që i kanë kaluar të gjitha fazat e vettingut dhe të komandojnë dy prokurorë që nuk janë të listuar si kandidatë, për strukturën e posaçme antikorrupsion, por vendimi për konfirmimin ne detyre u ka marrë formë të prerë.

Bëhet fjalë për dy Prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët janë aktualisht në hetim shumicën e dosjeve, të cilat do ti kalojnë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Por ngritja e SPAK është vetëm faza e parë pasi funksionimi i tij nuk  është i pamundur pa ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të funksionojë së bashku me strukturën e posaçme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat