Çfarë mendon Edi Rama për Albin Kurtin?

Shqipëria

Çfarë mendon Edi Rama për Albin Kurtin?

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 22:13
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se renditja si parti e parë ë Lëvizjes Vetëvendosje nga zgjedhjet e 6 tetorit është shprehje e vullnetit të votuesve të Kosoves.

Në intervistën e dhënë për Klan Kosova, Rama ka thënë se nëse Kurti do ta marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës do jetë Kryeministër legjitim me të cilin Serbia do apo s’do do të komunikojë për zgjidhjen e çështjes mes dy vendeve.

“Ai duhet ta gjejë rrugën për të strukturuar një proces dialogu që nuk mund të kryhet pa Qeverinë dhe Kryeministrin e ri të Kosovës. E kam ndjek fushatën dhe deklarimet pas fushatës së Albinit dhe besoj se ai është paraqiture si një individ i zgjedhur që është gati të marrë përgjegjësi të mëdha”, ka thënë Rama.

“Nuk e kam parë aspak si një person që zgjedhjen e tij e sheh si mundësi për të ndërmarrë veprime apo për të reaguar në kundërshtim me sensin pozitiv që në tërësi duhet të dominojë në një proces shumë të vështirë kur Kosova ka të gjitha drejtat por liderët e Kosovës kanë dhe detyrimet që ta çojnë përpara një dialog që duhet riparo, duhet ristrukturuar dhe duket fokusuar qartësisht në përfundimin e tij me njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia dhe çlirimin e zinxhirit të njohjeve nga vendet tjera”.

Sa i përket raportit të tij me Kurtin, ai ka thënë se ka pasur komunikim mes tyre në vijimësi.

“Kur s;kam qenë dakord ma ka thënë, kur s;ka qenë ia kam thënë. Ndryshe nga Albini unë nuk bëjë politikë me marrëdhënie personale dhe me biseda që shkëmbejnë më njëri-tjetri”.

“Më vjen mirë që ta mari përgjegjësinë e Kryeministrit dhe t’i jap Kosovës t’i energji dhe freski që e kanë kërkuar prej tij ata ta që e kanë votuar. Opozita është poezi, Qeverisja prozë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat