Arta Dade: Rama i paaftë për të zgjidhur kriza, vendi ka bërë hapa pas

Shqipëria

Arta Dade: Rama i paaftë për të zgjidhur kriza, vendi ka bërë hapa pas

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:49
Arta Dade

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade arsyen e moszgjidhjes së krizës politike në Shqipëri e shikon tek kryeministri Edi Rama.

E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Dade thotë se Rama ka treguar se është i paaftë për të zgjidhur kriza dhe për të zhbllokuar situata. Sa i përket agjendës tonë evropiane, ish-ministrja tha se vendi ka bërë hapa prapa.

Arta Dade: Vazhdojmë të jemi në qerthullin e krizës do të na kushtojë patjetër, përveç rezultateve të munguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, patjetër që neve nuk dalim në një dritë të mirë si një vend që kemi marrë statusin e vendit kandidat. Në paaftësinë tonë për të zgjidhur krizat. Në paaftësinë tonë për të relaksuar komunikimin pozitë-opozitë dhe për të zhbllokuar konfliktualitetin politik.

Kjo ka qenë një nga arsyet që dhe procesi i avancimit në agjendën tonë evropiane ka pasur hapa prapa. Kjo është një arsye shumë e fortë. Sepse praktikisht kriza duhet të ishte zgjidhur. Mazhoranca duhet të jetë më e interesuar që ta zhbllokojë krizën.

Për fat të keq kjo nuk është bërë dhe kryeministri ka dalë në dritën e paaftësisë për të zhbllokuar situata sepse në krizë mund të jenë edhe vendet e tjera. Në Itali u kapërcye një krizë. Edhe Kosova zgjidhi një krizë duke dhënë dorëheqjen Haradinaj. E përshëndes që tha unë ia dorëzova mandatin popullit.

Besoj që vendet tona kanë shumë për të bërë dhe sfidat do të jenë të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat