Kaos nga reshjet në Kurbin, bllokohen rrugë dhe përmbyten banesa e biznese

Shqipëria

Kaos nga reshjet në Kurbin, bllokohen rrugë dhe përmbyten banesa e biznese

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:49
Kurbin

Vetëm pak minuta reshje të furishme shiu kanë sjellë probleme në disa zona të Kurbinit.

Me dhjetëra ha tokë dhe disa banesa ndodhen të rrethuara nga uji, ndërsa është bllokuar nënkalimi i superstradës në Fushë-Mamurras.

Mjetet kanë devijuar rrugën, pasi bllokimi i rrugës është nga superstrada deri në qytetin e Laçit.

Po ashtu uji ka dalë nga kanali duke u shpërndarë në rrugë, në aksin e rrugës Mamurras – Laç, ndërkohë pranë fshatit Gjorm rruga kalohet me vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat