Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas, dha dëshmi kontradiktore për viktimën dhe kokainën

Shqipëria

Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas, dha dëshmi kontradiktore për viktimën dhe kokainën

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:42
Marsida Qatja

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar ndalimin e Marsida Qatjas pas dëshmive kontradiktore që ajo ka dhënë në media dhe në deklarimet para policisë.

30 vjeçarja e cila u përfshi në vrasjen e djeshme në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli, ka dhënë disa dëshmi që bien në kontradiktë apo edhe në kundërshtim me ato që ajo vetë u ka thënë hetuesve në polici.

Për median e reja është shprehur se ajo e kishte thjesht një shok viktimën, ndërsa në polici është shprehur se me të ka patur një relatë dhe se ky i fundit shpesh herë i kërkonte marrëdhënie seksuale.

Gjithashtu një tjetër pikë kontradiktore mbetet prezenca e pluhurit të bardhë të gjetur në banesën e saj, e cila dyshohet të jetë kokainë. Përpara hetuesve 30 vjeçarja është shprehur se konsumon kokainë, por ndryshe ka treguar para medias.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në Kavajë. Viktima Dritan Haxholli shkoi në banesën e 30 vjeçares i armatosur dhe qëlloi me breshëri. Në atë moment Bledart Toçi, shef i sigurisë së burgut në Durrës dhe i dashuri i 30 vjeçares, ka qëlluar me armën e shërbimit 41 vjeçarin duke e lënë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat