Pak ditë na ndajnë nga verdikti i këshillit të ministrave të BE-së, nëse Shqipëria do të hapë negociatat me Europën, apo sërish do të mbetet në vendnumëro.
E teksa në media të huaja përherë e më shumë po flitet për mundësinë se Franca do t’i bllokojë negociatat, Rama ka shkruar në rrjetin social se procesin e vendimmarrjes në BE s’do t’i kuptonte as vetë Franz Kafka apo Ismail Kadare
STATUSI I RAMËS:
Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…