Polonia nderon me medaljen ''bene merito" Bujar Leskajn

Shqipëria

Polonia nderon me medaljen ''bene merito" Bujar Leskajn

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:37
Polonia nderon me medaljen ''bene merito" Bujar Leskajn

Polonia nderon me medaljen ''bene merito'' kreun e kontrollit te larte te shtetit Bujar Leskaj. Medalja e akorduar nga ministri i jashtem polak iu dorezua nga ambasadori Karol Bachura me motivacionin “si një mik i shquar i Polonisë, promotor i dijes për vendin tonë në Republikën e Shqipërisë dhe mbajtës i Medaljes “Kalores i Urdhrit të Meritës të Republikës së Polonisë”. 

Më tej ambasadori polak nënvizoi se “Me iniciativën e Leskajt doli Albumi me titull “100 simbolet polake - 100 vende, figura dhe ngjarje të rëndësishme për Poloninë, Evropën dhe botën”. Ambasadori polak u shpreh se në cilësinë e Kryetarit të KLSH, ka intensifikuar bashkëpunimin me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Polonisë. 

Dëshmi e bashkëveprimit ka qene projekti dyvjeçar i binjakëzimit IPA 2013 me fonde të Bashkimit Evropian, duke realizuar më shumë se 100 misione ekspertësh në Shqipëri dhe vizita studimore në vendet e BE-së, duke përfshirë Poloninë. Në fjalën e tij, Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH e falenderoi Ambasadorin Bachura dhe nëpërmjet tij qeverinë dhe popullin polak, për vlerësimin e dhënë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat