Reagon nipi i viktimës: Policia fsheh provat, Dritani ka marrë dy plumba, në banesë kishte drogë

Shqipëria

Reagon nipi i viktimës: Policia fsheh provat, Dritani ka marrë dy plumba, në banesë kishte drogë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:33
Bledar Toçi

Nipi i Dritan Hoxhollit i vrarë pardje në mëngjes në shtëpinë e Marsida Qatjës në Kavajë nga plumbat e dala nga pistoleta e policit Bledar Toçi ka reaguar për mediat duke dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Nipi i viktimës ka dhënë detaje të reja që mund t’i japin një rrugë tjetër hetimeve dhe nga ana tjetër rrisin dyshimet në opinionin publik. Ai ngre akuza ndaj policit, shefit të sigurisë në burgun e Durrësit Bledar Toçi, autori i vrasjes së xhaxhait të tij.

Nipi ndërkohë nxjerr dhe një fakt tjetër. Sipas tij, Dritan Haxholli kishte dy plumba dhe jo një siç është deklaruar nga policia.

“E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat. Në atë orar e ka pasur jashtë orarit të punës.

Xhaxhai im ka dy plumba, një në faqe dhe një në kraharor. Kështu që nuk e di sa do dalë e vërteta. Për më tepër që personi ka pasur precedentë. Se në një vend si Shqipëria paragjykohesh. Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë unë nuk ndihem i sigurt”, deklaroi ai.

Sipas tij, të tre personazhet kryesore të kësaj historie njiheshin me njeri-tjetrin nga më para duke hedhur dyshime mbi shkaqet e ngjarjes.

Nipi i tij shprehet se ata kishin shkuar më parë tek shtëpia e nënës së viktimës dhe se kishin lidhje të ngushta bashkë.

Ai shprehet se polici duhej të informonte shefat e tij për kërcënimet e Hoxhollit ndaj Marsidës dhe jo të vepronte vetë duke rezultuar me vrasjen e tij.

Shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi që kreu vrasjen është nipi i ish-deputetit të PS, Fatmir Toçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat