“E kisha shok”, flet kushërira e Dritanit: Marsida trego të vërtetën

Shqipëria

“E kisha shok”, flet kushërira e Dritanit: Marsida trego të vërtetën

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:40
Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli

Një ngjarje që ka ende shumë pikëpyetje dhe dyshime është ajo e Kavajës, ku një 41-vjeçar mbeti i vrarë për arsye që u thanë se lidhen me xhelozinë.

Marsida Qatja, 30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve që u tha se ishte ‘molla e sherrit’ ka rrëfyer njohjen me Dritan Haxhollin, viktimë e ngjarjes, Bledar Toçin, shefin e sigurisë së Burgut Durrës, autor i vrasjes, aktualisht i plagosur nga 41-vjeçari natën e krimit.

Marsida tha se kishte rreth dy muaj që Dritani nuk e linte rehat. 30-vjeçarja tha se nuk shkoi në polici pasi e dinte që do dilte pas 6 muajsh dhe përveç kësaj e kishin të njohur.

Ndërsa për natën e krimit Marsida tregoi se nisi me një mesazh në telefon, por në asnjë moment nuk pranoi të kishte lidhje dashurie me viktimën.

Marsida Qatja ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi në Prokurori ka pohuar se ka pasur lidhje intime me viktimën Dritan Haxholli, ndërsa për media nuk e pranoi një gjë të tillë.

Ndonëse ajo thotë se e ka shok, në telefonat e sekuestruar nga policia janë zbuluar mesazhe, që bien ndesh me deklarimet e saj, pra tregojnë të kundërtën.

Të njëjtën gjë pohon edhe kushërira e Dritan Haxhollit që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në Kavajë dy ditë më parë.

Irida Koçi nga Italia ku jeton, thotë se nuk duan hakmarrje për atë që ndodhi, po i kërkon Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën se ajo me Dritanin kishin pasur një lidhje dashurie, të cilët 30-vjeçarja e ka mohuar publikisht.

Ajo shprehet se informacionet për raportin mes kushëririt të saj dhe 30-vjeçares i kishte nga halla e saj, nëna e viktimës, pasi vetë nuk kishte komunikim me Dritanin prej shumë vitesh, ndërsa ka një apel për 30-vjeçaren nga Kavaja.

“Marsida ishte shumë kontradiktore. Marsida nëse je duke më dëgjuar trego të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecili mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më.

Unë i vetmi apel që i bëj është Marsidës, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo çfarë po mbron, dakord Marsida! Duhet të tregosh të vërtetën. Dritani dhe Marsida kishin një lidhje dashurie me një milion përqind. Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit dhe ai cdo natë. Kohët e fundit nuk e di, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat