Punimet në Orikum-Palasë, bllokohet për një javë lëvizja e mjeteve

Shqipëria

Punimet në Orikum-Palasë, bllokohet për një javë lëvizja e mjeteve

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:44
Ilustrim

Për një javë rresht duke nisur nga sot në mbrëmje, aksi Orikum-Palasë do të bllokohet në mbrëmje për lëvizjen e mjeteve. Arsyeja është ndërtimi i rrugës.

Do të jetë i kufizuar për të dyja krahët dhe për të gjitha kategoritë e mjeteve, duke filluar që sot në mbrëmje, prej orës 21:00, e deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditën së nesërme.

Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019).

Kërkohet mirëkuptimi i të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat