Prokuroria rëndon akuzat për Bledar Toçin: Vrau me dashje

Shqipëria

Prokuroria rëndon akuzat për Bledar Toçin: Vrau me dashje

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Shefi i sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçi rrezikon të dënohet me burg jo vetëm për vrasjen e Dritan Haxhollit.

‘’News 24’’ zbuloi dosjen e Prokurorisë për ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e Marsida Qatjas.

Toçi akuzohet se ka përdorur kokainë disa orë para vrasjes së Dritan Haxhollit. Ai mbërriti në banesën e gruas në orën 20:30 dhe brenda 30 minutave ka dalë e ka hyrë sërish në banesë me doza kokaine, të cilën e mori nga banesa e vëllait të tij. Mësohet se në banesën e Marsidës janë gjetur alkool dhe lëndë narkotike.

Organi i akuzës shton se viktima Haxholli është ftuar në banesë nga Marsida Qatja. Kur ka parë oficerin Toçi ai ka shkëmbyer fjalë me të, ku mësohet të ketë thënë: ‘’Pse ma bën ti këtë?’’

Nga ana tjetër, Prokuroria këmbëngul se Toçi nuk e ka vrarë për vetëmbrojtje Haxhollin.

Prokuroria kërkon që vëllai i Bledar Toçit të dënohet me ‘’arrest me burg’’, teksa në banesën e tij u gjetën disa doza kokaine gjatë arrestimit të Toçit nga uniformat blu pas ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat