Shqipëria, shpresat tek Merkel

Shqipëria

Shqipëria, shpresat tek Merkel

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:32
Macron dhe Merkel

Gjermania do të bëjë edhe lëvizjen e fundit për të bindur Francën skeptike për t’i dhënë një përgjigje pozitive Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. 

Një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të unionit në Luksemburg, kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë drejtë Francës për t’u takuar me Presidentin francez Emanuel Macron. 

Merkel, e shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të saj do të takohen me Macron në qytetin e Toluzit për koordinimin franko-gjerman për çështjet evropiane dhe ndërkombëtare. Pjesë e diskutimeve mes dy liderve më të fuqishëm të Europës do të jetë dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Bundestagu gjerman i ka thënë po Shqipërisë por duke i bashkangjitur edhe 9 kushte të cilat duhet të plotësohen para se vendi ynë të jetë pjesë e BE. 

Ndërsa Franca, bashkë me Holandën dhe Danimarkën nuk janë të bindura nga vendi ynë dhe për këtë pritet që në mbledhjen e liderve të Bashkimit Evropina që do të zhvillohet në Bruksel me 17-18 Tetor, Macron mund të jetë pegesë për integrimin e Shqipërisë. 

Pas këtij takimi pritet të mësohet nësë Kancelarja gjermane do të arrijë t’i ndryshojë qëndrimin Frances, pasi pas dështimit të kandidates së Francës për Komisionin e BE-së Emanuel Makron ka paraljamëruar residenten e ardhshme të Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen për krizë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat