Dhjetëra forca policie zbarkojnë në Unazën e Re

Shqipëria

Dhjetëra forca policie zbarkojnë në Unazën e Re

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 18:22
Foto

Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë kundër zhvillimit të projektit për Unazën e Re, duke bllokuar rrugën dhe duke krjijuar radhë të gjata trafiku.

Por ditët e fundit policia është hedhur në aksion për arrestimin e personave që bllokojnë rrugën.

Edhe sot dhjetra forca policie kanë dalë në terren dhe po përpiqen për të ndaluar mbledhjen e banorëve dhe vijimin e protestës.

Ditën e sotme ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve nga radhët e banorëve të Astirit, të cilët akuzohen për bllokim të qarkullimit rrugor për të protestuar. Menjëherë pas arrestimeve në zonën e Astirit PD paditi në prokurori drejtuesit e policisë së Tiranës me akuzat e dhunimit të protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat