“Minishengeni Ballkanik”, Ceko: Kërkohet krijimi i Serbisë së Madhe

Shqipëria

“Minishengeni Ballkanik”, Ceko: Kërkohet krijimi i Serbisë së Madhe

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 21:48
Enriko Ceko

Senatori, Enriko Ceko i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi “minishengenin ballkanik”, ku kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Rama e Zaev firmosën bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Novisad.

Për Cekon kjo është një lloj marrëveshje për krijimin e Serbisë së Madhe, ide e hedhur fillimisht nga një ideolog serb, që më pas është ricikluar ndër vite.

Ceko: Është një sjellje në tavolinë e idesë së kultivuar nga Garasanin në shek IX. Në vitet 40-41, një ideolog serb hodhi idenë e një Serbie të madhe në Ballkan. Ndërkohë që ishte vala e dytë e ardhjes së sllavëve në Ballkan. Kjo ide një herë në 2-3 shekuj është hedhur në tavolinë, ndërkohë që në shekullin e fundit, në shek e XX është hedhur të paktën 5 herë në tavolinë. Mos të harrojmë që ndërmjet 2 luftërave botërore janë bërë 3 herë konferenca për Ballkanin të drejtuara nga Jugosllavia që në atë kohë ishte mbretëri, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Pas luftës së 2-të botërore ishte Tito që hodhi idenë e Jugosllavisë së Madhe dhe tani kemi variantin e fundit që vjen pas variantit të Millosheviçit. Mos harrojmë një luftë 8 vjeçare '90-'98 të Serbisë, me idenë e mbrojtjes së territoreve të ish-Jugosllavisë duke tentuar që të merrte dhe territorin e Shqipërisë.

I pyetur nëse është garanci prezenca e BE-së gjatë këtij propozimi, Ceko tha se  kjo është një konkurrencë me BE-në dhe “minishengeni Ballkanik” është bërë në këtë periudhë tranzicioni të qeverisjes, për të mos u bërë pjesë e kësaj marrëveshje Kosova.

Ceko: Kjo është një konkurrencë me BE-në sepse ne kemi një marrëveshje stabilizim asociimi, kemi marrëveshje të tregtisë së lirë dhe Shqipëria e ka nënshkruar pothuajse me të gjithë vendet e rajonit. Kemi një angazhim të Shqipërisë në OSBE, në NATO. Të gjitha këto janë të lidhura. Nuk ishin prezente të gjitha vendet e ballkanike në këtë marrëveshje. Ne kemi edhe Kosovën, duhet të ishim  marrë vesh njëherë me Kosovën. Mendoj se organizimi i këtij takimi në këtë periudhë kur Kosova është në tranzicion të qeverisjes është bërë pikërisht për të mos qenë Kosova në tavolinë. Fakti i bërjes së takimit në Novisad është për ti hedhur sy publikut, që shiko se po e bëjmë në Novisad dhe jo në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat