Nuk pengohet qarkullimi/ Protesta për unazën e re zhvillohet anës rrugës

Shqipëria

Nuk pengohet qarkullimi/ Protesta për unazën e re zhvillohet anës rrugës

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 22:15
Protesta

Protesta tek unaza e re u zhvillua sërish pasditen e së shtunës, por këtë radhë rruga dhe qarkullimi i automjeteve nuk u bllokua.

Dhjetëra uniforma blu morën masa për të mos i lejuar protestuesit të bllokonin rrugën. Këta të fundit të lidhur simbolikisht me zinxhirë dhe pranga protestuan në anë të rrugës duke kërkuar dëmshpërblimin për objektet që do të shemben nga ky projekt.

Në tubim morën pjesë dhe ish-deputetë të partisë demokratike duke u shprehur se kryeministri Rama kërkon gjakderdhje të policisë me protestuesit, por banorët vendosën të protestojnë në mënyrë paqësore.

Gjatë protestave të kësaj jave policia ka arrestuar disa persona për bllokimin e rrugëve. Me ndryshimet në kodin penal, bllokimi I rrugëve parashikohet me sanksione të rënda deri në tre vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat