Basha: Asnjë nga taksat e premtuara nuk u ul, as nuk u hoq

Shqipëria

Basha: Asnjë nga taksat e premtuara nuk u ul, as nuk u hoq

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 23:04
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk i mbajti premtimet, me të cilat erdhi në pushtet.

Basha shprehet se taksat u rritën për 95 % të shqiptarëve dhe se sot paguajmë më shumë, plot  1.9 miliardë euro taksa.

“Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara as nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 63% në 71%, ndërkohë që 2.2 miliardë euro PPP janë borxh i fshehur”, tha ai.

Sipas Bashës, në 6 vjet, Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro, ose sa buxheti në 1 vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat