Tenderi korruptiv me karburantin, Shehaj: U ble më shtrenjtë se çmimi në treg

Shqipëria

Tenderi korruptiv me karburantin, Shehaj: U ble më shtrenjtë se çmimi në treg

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:11
Tenderi

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, i ëhstë rikthyer denoncimi të bërë dy ditë më parë lidhur me tenderin korruptiv mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore, për tre vitet e ardhshme.

Shehaj thotë se tenderi u zhvillua pa garë, me fitues të paracaktuar, me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës.

Dje Ministria e Brendshme reagoi për çështjen,  Shehaj thotë se komunikata ishte qesharake.

Sipas ish-deputetit, Ministria e Brendshme gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa u denoncua prej tij, por 170 lekë për litër.

Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të Ministrisë, 170 lekë për litër, vijon Shehaj, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër (fotot janë bërë sot në mëngjes).

"Vetëm një qeveri e korruptuar dhe e kapur mund të blejë miliona litra karburant me një çmim shumice më të shtrenjtë se çmimi i pakicës i pompave të karburantit" deklaron Shehaj duke e cilësuar vjedhje dhe korrupsion të pastër që sipas tij duhet të hetohet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat