Gjermania objektivi i shqiptarëve, Zingraf: Qeveria të bëjë më shumë

Shqipëria

Gjermania objektivi i shqiptarëve, Zingraf: Qeveria të bëjë më shumë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:08
Foto

Edhe pse janë kthyer mbrapsht nga shteti gjerman, sërish shqiptarët kërkojnë të provojnë të rikthehen. Pavarësisht ndihmës për t’ integruar në qendrat të financuar nga Gjermania, qytetarët janë të pakënaqur me të ardhurat që sigurojnë në Shqipëri. Ambasadori gjerman në Tiranë i kërkon qeverisë shqiptare që t’u vijë në ndihmë  azilkërkuesve të rikthyer. 

Në vitet e fundit, për shqiptarët Gjermani është kthyer në një ëndërr. Me qindra shqiptarë kërkojnë të largohen drejt Gjermanisë për mundësi dhe shërbimet më të mira, por jo të gjitha nismat kanë një fund të lumtur.

E tillë është edhe historia e Dillës, ose Ritës siç e njohin në qendrën e riintegrimit në Shkodër.

Bashkë më familjen e saj ajo udhëtoi drejt perëndimit për t’u kuruar për një sëmundje që nuk ekzistonte në trupin e saj.

"Kam qenë e sëmura me tumor në mitër dhe kam qenë atë se mendova se mos kam një sëmundje dhe ata thoshin se nëse ke një sëmundje të tillë ti do ta përfitosh. Unë sëmundjen nuk e pata dhe shyqyr që nuk e pata."

Por për Ritën Gjermania është ende një objektiv, pasi edhe pse falë investimeve gjermaneve ajo tashmë është riintegruar në shoqëri,  është e pamjaftueshme për të.

Po kërkoni të ikni sërish në Gjermani?

"Po munda, po"

Falë bashkëpunimi gjermano-shqiptar për zhvillim shumë të rinj të margjinalizuar  dhe qytetarë të rikthyer nga gjermania kanë gjetur një mundësi për të punuar apo për të marrë kurse profesionale.

Por sipas ambasadorit gjerman, qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë për këtë shtresë.

"Shqiptarët që aplikojnë për azil në Gjermani i kanë shanset zero për ta përfituar atë. Prandaj duhet të informohen mirë përpara se të ndërmarrin një hap të tillë"

Edhe në sektorin e ujit, qeveria lokale e ka shtrirë doren drejt donatorëve gjermanë, siç është rasti edhe i Ujësjellës Kanalizimeve të Lezhës.

Falë investimit prej 13.2 mln euro, qytetarët e Lezhës furnizohen 24 orë në 24 orë. Furnizimi me ujë të pijshëm bëri “xheloz” edhe ambasadorin Zingraf, i cili jeton në Tiranë.

"Unë personalisht do të isha i kënaqur nëse në Tiranë do të kisha ujë të pijshëm 24 orë"

Investimet gjermane në zonën e Lezhës dhe Shkodrës kanë prekur edhe përshtatjen me ndryshimet klimatike, si dhe me mbrojtjen e mjedisit të liqenit të Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat