Zbardhet drafti i Këshillit Evropian për negociatat me Shqipërinë

Shqipëria

Zbardhet drafti i Këshillit Evropian për negociatat me Shqipërinë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Këshilli Evropian shprehet se përgjigja për negociatat për Shqipërinë do të jepet jo më vonë se tetori i 2019.

Në draft po ashtu thuhet se vërehet vullnet politik për të bërë përpara.

“Përgjigja për negociatat me Shqipërinë do të jepet jo më vonë se tetori i 2019. Vërehet vullnet politik për të ecur përpara”, thuhet saktësisht në draft-raport.

Po ashtu, KE thotë se mirëpret miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. KE po ashtu shprehet se mbështet transformimin e Ballkanit Perëndimor.

“Këshilli mirëpret zbatimin e Reformës në Drejtësi. BE të mbështesë transformimin e Ballkanit Perëndimor. Mirëpresim progresin në procesin e Vettingut. Këshilli vëren nevojën për plotësimin e vendeve në Kushtetuese”, thuhet më tej në draft-raportin e KE.

Këshilli Evropian thekson se e inkurajon Shqipërinë për të dërguar më tutje ligjin për minoritetin. KE thotë se duhet të zbatohet reforma për të drejtën e pronës e po ashtu të përparohet edhe në drejtim të konsolidimit fiskal.

“Këshilli inkurajon Shqipërinë për ligjin për minoritetin. Të zbatohet reforma për të drejtat e pronës. Shqipëria të përparojë me konsolidimin fiskal. Forconi masat deri në parandalimin e fenomenit”, thuhet në raportin e KE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat