Dosja e pronave, Braçe "zbarkon" që në mëngjes në Kadastrën e Vlorës

Shqipëria

Dosja e pronave, Braçe "zbarkon" që në mëngjes në Kadastrën e Vlorës

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 08:54
Erjon Braçe

Zv/kryeministri Erjon Braçe këtë mëngjes ka zhvilluar një insoektim "Blic" në Kadastrën e Vlorës.

Mësohet se numri 2 i qeverisë ka pasur një bisedë me drejtorin e komanduar tashme Taulant Cinamati në lidhje me dosjet e pronave, të cilat nuk janë zbatuar ende vendimet e Gjykatës se Lartë.

Gjatë bisedës theksi është vendosur tek dosja me problematike e momentit,  ajo e pronave në Jalë, e cila ka bërë të mundur dorëheqjen e 3 drejtoreve.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se Braçe ka shkuar herët në mëngjes në Kadastrën e Vlorës për të parë edhe zbatimin e orarit nga punonjësit e Kadastrës.

Është hera e dytë që Zv/Kryeministri Braçe inspekton në mënyrë të befasishme institucionet e Vlorës. Me 4 prill të këtij viti Brace ishte serish ne një inspektim Blic në Vlore teksa gjeti disa institucione me shkelje si dhe disa drejtorë. Punonjësit morën vërejtje lidhur me moszbatimin e orarit zyrtar të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat