Lëvizje në policinë e shtetit, ndryshohen shefat e policive në rrethe

Shqipëria

Lëvizje në policinë e shtetit, ndryshohen shefat e policive në rrethe

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:26
Policia e shtetit

Lëvizje në policinë e Shtetit. 

Gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj, informon se shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Skënder Hita që ishte zv. Drejtor në  policinë e Shkodrë është bërë zv/drejtor në policinë e Gjirokastrës.

Alfred Cenaj ikën nga posti i shefit te komisariati në Mirditë dhe komandohet shef komisariati në Berat.

Naim Lala emërohet shef i komisariatit në Mirditë, ndërsa Ermal Lulaj emërohet shef komisariati në Skrapar.

Lëvizjet e bëra në policinë e shtetit kanë sjellë edhe ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.

Në këtë kuadër, Kryekomisar Ledio Ibrahimi që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier, pas largimit rreth dy javë më parë të Henerigert Mitri, i cili u vendos drejtori i policisë së Lezhës. 

Ndërkohë, Komisar Alfred Thaci, i cili më parë  mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë është emëruar Shef i Komisariatit Mallakastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat