Basha takon Glover: Reforma zgjedhore, e vetmja rrugë për të dalë nga kriza

Shqipëria

Basha takon Glover: Reforma zgjedhore, e vetmja rrugë për të dalë nga kriza

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:41
Pamje nga takimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Në qendër të diskutimeve ishte Reforma Zgjedhore dje për demokratët, Basha thekson se ajo është vendimtare dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

Më tej Basha shkruan se opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë, në mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Postimi i Bashës: 

Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri .

Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!

Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat